Sadna i shkruan Ardit Gjebreas: Dua të vi t'ju takoj

Mediale Vip

Sadna i shkruan Ardit Gjebreas: Dua të vi t'ju takoj

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 23:26

Në janar producenti Ardit Gjebrea postoi një foto në “Instagram” ku ishte i veshur si personazhet e seririt indian “Bidai”.

Dhjetë ditë më vonë aktorja Sarah Khan, që luan rolin e Sadnës tek “Bidai” komentoi në këtë foto duke shkruar: Do të dëshiroja të vija dhe t’ju takoja. Komenti është bërë nga profili @ssarakhan në “Instagram”, shkruan “Anabel”.

Ky koment ka krijuar menjëherë debat mes fansave të serialit, të cilët presin prej kohësh që aktorja të vijë në Shqipëri. Khan pritej të vinte, si e ftuar speciale për festën e Shën Valentinit, por asgjë nuk është konfirmuar.

Por komenti i saj ‘Dua të vij t’ju takoj’, në një foto të postuar 10 ditë më parë, tregon se ajo është në dijeni se kush është Ardit Gjebrea dhe se, çfarë është “E Diela Shqiptare”.

E ndërsa shikuesit e serialit indian në “TV Klan” nuk janë mësuar ende me idenë e vdekjes së protagonistes Sadna, ardhja e aktores në Shqipëri do të pritej me shumë bujë. Kujtojmë se në 2011-ën, producenti ftoi aktoren Songul Oden të prezantonte ‘Këngën Magjike’ në krah të tij.

Asokohe, seriali turk ku ajo ishte protagoniste pati të njëjtën jehonë tek publiku si "Bidai" në 2015-ën.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat