Zërat shqiptarë që mahniten botën

Mediale Vip

Zërat shqiptarë që mahniten botën

Nga: Maksim Gjokaj Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 14:45

Nëse në sferat e tjera shqiptarët nuk kanë mundur të ecin përpara në botë, me muzikë gjithmonë kanë provuar dhe kanë arritur. Nëse deri më tani një audiencë kurrë nuk duartrokiti për një fjalim të një poliktikani të mençur shqiptar, një zë i një adolesheti apo i një vajzë që vinte nga një vend shumë i vogël ka bërë që të ngrihet e të druatrokitet nga një sallë e tërë me mijëra njerëz, por edhe të përlotë e të hapisë njerëz të medhenj që gjykojnë muzikën.

E dimë se kemi harruar disa por në këtë shkrim ne ju kujtojmë vetëm disa zëra shqiptarë djem dhe vajza të cilët mahniten jurinë dhe publikun në kompeticione të mëdha muzikore në botë.

Ishte viti 2009-të kur një vajzë me një stil të veçantë e quajtur Valbona Zhuleku do të habiste me interpretimin e saj jurinë e “X Factor” në Angli, duke u vlerësuar maksimalisht dhe lavdëruar për zërin e saj.

Ndërsa shteti italian është vendi ku më së shumti shqiptarët sidomos ata nga Italia, kanë provuar dhe kanë arritur sukses nëpër talent-shoë sidomos në “The Voice of Italia” ku përmendim Marsela Çibukaj e cila megjithëse jetonte në Romë vinte nga Shqipëria dhe u prit mirë nga juria e kësaj gare.

Por po në këtë shtet ajo që do të mahniste me zërin e saj duke u quajtur “Uragan” do të ishte këngëtarja Elhaida Dani, e cila në Shqipëri njihej për triumfet e saj e në Itali doli më e mira në “The Voice of Italia” duke rrëmbyer në 2014-ën vendin e parë.

Edhe në Zvicër por që u pëlqey që në fillim me zërin e tij në “The Voice of Sëitzerland 2013” ishte djaloshi shqiptar me emrin Valon Muhadri. E afër tij një tjetër shqiptare po konkuronte në “The voice of Germany”, vajza me emrin Gentina Mërturi e cila u vlerësua shumë për stilin dhe zërin e saj në vitin 2013-të.

E një vit më vonë po në "The Voice of Sëitzerland" do të vinte një tjetër konkurente nga Shkodra m emrin Enrika Derza e cila me zërin e saj mahnirti publikun zviceran. Sa shumë talent por edhe vlerësime për shqiptarët, një tjetër rast i freskët dhe që po ecën shumë mirë është rasti i këngëtares Eugena Aliu nga Mamurrësi i Shqipërisë e cila në “Voice of Turkey” i ka lënë me gojë hapur jurinë madje duke iu dhënë mundësia që të këndoje edhe në gjuhën shqipe.

E rasti tjetër shumë i freksët është ai i vajzës me origjinë nga Kosova, Belinda Iberhysaj e cila në “The Voice” në Belgjikë ka impresionuar që në hapjen e gojës jurinë me zërin e saj në audicionet e fshehta, duke bërë që anëtarët e jurisë të gjithë të kthejnë karriget për ta parë se kush është kjo vajzë.

Por edhe Linda Halimi po shkëlqen në “American Idol” në Amerikë dhe sytë e veshët e të gjithëve janë te ajo, pasi është mjaft e pëlqyer edhe nga vetë amerikanët që janë të shumtë që e ndjekin këtë shoë. Sa shumë talentë, sa shumë Rita Ora e jo vetëm, por sa mirë kur talentët shqiptarë vlerësohen ashtu si duhet kudo në botë.







Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat