Stresi – Stines: I ke prerë biletën vetes o i pabesë…

Mediale Vip

Stresi – Stines: I ke prerë biletën vetes o i pabesë…

Më: 7 dhjetor 2015 Në ora: 18:21

Pasi pranoi se ka sulmuar fizikisht këngëtarin Stine pas sulmit që i bëri mikut të tij Flori Mumajesit, reperi Arkimed Lushaj, ka thënë se, kjo ngjarje nuk përfundon me kaq.

Stresi tha se, Stine i preu në besë dhe tani e tutje është në hasmëri me të.

“Do ta rrah sërish, i ka ‘prerë biletën’ vetes, vetëm nëse rri me polici 24 orë se kështu personalisht nuk do ta kem problem”,- tha reperi duke e quajtur të pabesë Stinen.

“Njerëzit e pabesë kështu e meritojnë, t’i degjenerosh sa herë t’i shohësh”.

Mw tej, rep-artisti shtoi se, ai dhe Stine më parë kishin raporte të mira, madje kishin bashkëpunuar edhe në muzikë, por tani e tutje gjërat janë ndryshe.

“Kemi punuar bashkë, kemi ngrënë bukë bashkë, por na preu në besë dhe kjo ul poshtë gjithçka. Ishte edhe ai dikur i rëndësishëm për mua e lëre Flori”,- tha për fund Lushaj.

Ndryshe, megjithëse i përfshirë në këtë rast Stresi ende nuk është ftuar nga policia dhe as nuk u akuzua nga Stine, i cili në polici thuhet të ketë mohuar se ka sulmuar Florin duke thënë se ai ishte vetë plagosur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat