Mark Zuckerberg bëhet baba, i vendos vajzës emrin Maks

Mediale Vip

Mark Zuckerberg bëhet baba, i vendos vajzës emrin Maks

Më: 2 dhjetor 2015 Në ora: 00:43

Themeluesi i rrjetit social “Facebook”, Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan janë bërë prindër për herë të parë, pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre Maks.

Lajmi u bë i ditur nga miliarderi përmes postimit të një letre në Facebook, titulluar, “Një letër për vajzën tonë”. Letra shoqërohet me një foto të çiftit që mbajnë vajzën e porsalindur në duar, të mbështjellë me një batanije.

Në letër thuhet: E dashur Maks, nëna jote dhe unë nuk kemi fjalë për ta përshkruar shpresën që na jep ti për të ardhmen. Jeta jote e re është e mbushur plot me premtim, dhe ne shpresojmë që ti të jesh e lumtur dhe e shëndetshme. Ti na ke dhënë tashmë një arsye për të reflektuar mbi botën ku ti do të jetosh”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat