Kthehet nga Roma me Fatjonin, Xhensila e BB8 drejt Kosovës me Fisnikun

Mediale Vip

Kthehet nga Roma me Fatjonin, Xhensila e BB8 drejt Kosovës me Fisnikun

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 23:08

Pasi bëri realitet ëndrrën e saj duke sfiluar si modele për “Forwedding” në Romë, Xhensila Pere e “Big Brother 8” i është rikthyer jetës së saj me udhëtime pranë miqve. Për çudinë e të gjithëve, në Romë udhëtoi me Fatjon Hysenbelliun, edhe pse deklaruan se i kanë dhënë fund lidhjes.

Ai i kishte premtuar se do ta shoqëronte në këtë event emocionues për të dhe e bëri.

E pas kthimit nga Roma me Fatjonin, Xhensila ka udhëtuar drejt Pejës (Kosovë) me një tjetër partner shoqërues, të cili po ashtu e ka njohur në “BB8”.

Ai është Fisnik Veisllari, me të cilin ka bërë foto duke shëtitur rrugëve të Pejës në mbrëmje. Duket edhe në foto që ka arritur elegancën e dëshiruar pas trajtimeve intensive në qendrat e dobësimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat