Ndahet ylli i Friends

Mediale Vip

Ndahet ylli i Friends

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 20:53

Courteney Cox dhe i dashuri i saj Johnny McDaid janë ndarë dhe e kanë anulluar martesën e tyre . Burime pranë TMZ bëjnë më dije se kitaristi i Snow Patrol i mblodhi gjërat e tij dhe u transferua jashtë nga shtëpia e Courteney në Malibu dhe L.A pak para ditës së enjte. Duket se ai u kthye në shtëpinë e tij në Angli.

Megjithatë, edhe pse tashmë janë të ndarë, dyshja e botës së spektaklit ka bërë të pamundurën që kjo marrëdhënie të funksiononte, duke shkuar deri tek terapitë e çifteve, por asgjë nuk ka funksionuar. Ata u njohën në vitin 2014 dhe u fejuan vetëm pas 6 muajsh lidhjeje. Burimet pranë TMZ shtojnë se problemet qëndronin në stilet e ndryshme të jetesës, me Cox që pëlqente shumë të dilte me miqtë, ndërsa McDaid adhuronte jetën e qetë dhe larg syve të publikut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat