Oprah Winfrey mund të zhvendoset për të jetuar në Australi

Mediale Vip

Oprah Winfrey mund të zhvendoset për të jetuar në Australi

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 20:05

Oprah Winfrey, një nga figurat dhe përsonalitetet më të dashura për amerikanët ka vendosur të largohet nga Shtetet e Bashkuara në Australi. Sipas revistës “Woman’s Day”, 61-vjeçarja në një të ardhme të afërt mund të zhvendoset për të jetuar në Australi.

“Një nga arsyet se përse dua të rikthehem është se jam ndjerë shumë mirë në Aussies, dhe më kanë trajtuar me respket dhe shumë dashuri. Nëse ndonjëherë punët mund të vështirësohen për mua në Amerikë, e di se ka një vend që më pret gjithmonë dhe ky vend është Australia, ” është shprehur Winfrei në një intervistë.

Oprah ka planifikuar të kthehet në Australi muajin tjetër, pas pesë viteve. Ajo do të bëjë një udhëtim 5-ditor për shfaqjen e saj televizive, për t’ju treguar gjithë shikuesve dhe ndjekësve, historinë e jetës së saj.

Shfaqja e drejtuar nga Winfrey ka arritur rekorde shikueshmërie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është njëkohësisht aktore, producente dhe filantrope.

Në vitin 2014 revista “Forbes” e renditi në listën e personaliteteve amerikane më të paguara. Oprah tashmë zotëron edhe një rrjet televiziv të sajin që prej vitit 2011 në Los Anxheles.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat