Kylie Jenner: Babai im më pëlqen më shumë si Caitlyn

Mediale Vip

Kylie Jenner: Babai im më pëlqen më shumë si Caitlyn

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 16:59

Kylie Jenner ka folur për herë të parë në television se si e ka përjetuar faktin që babai i saj vendosi të ndryshonte gjininë duke u shndërruar në femër. E ftuar në “The Ellen DeGeneres Show”, Kylie është shprehur se preferon më shumë babain si Caitlyn sesa si Bruce. Pak kohë më parë 66-vjeçari, Bruce Jenner, ish kampion atletike dhe personazh i famshëm televiziv në Amerikë vendosi t’i nënshtrohej kirurgjisë për ndryshimin e gjinisë.

18-vjeçarja e ftuar në shown televiziv të Ellen De Generis rrëfeu se babain e saj e do më shumë si Caitlyn. Marrëdhënia jonë tani është më e fortë dhe shkojmë shumë më mirë me njëri-tjetrin.
“Ajo më pëlqen më shumë se Bruce sepse tani flasim më shumë me njëra-tjetrën, për tualetin, për veshjet dhe për gjithçka. Por nuk është vetëm kjo arsyeja. Më pëlqen më shumë babai si Caitlyn sepse nuk na duhet më të fshehim një sekret të madh familjar. Ky sekret ka qënë gjithmonë në jetën tonë dhe tani ndjehemi të çliruar. Ndërsa ajo tani po jetën jetën që ka dëshiruar gjithmonë.”

Kylie, gjatë intervistës e pranoi se kur mësoi se ati do të ndryshonte gjininë, u mbyll në vetvete dhe nuk e përjetoi aspak mirë. Por me ndihmën e familjes dhe ajo kuptoi se gjithçka do të shkonte mirë dhe filloi të mësohej me idenë. Megjithatë vështirësi të shumta, jo vetëm për të por edhe për të motrën Kendall Jenner pati edhe gjatë procesit kirurgjikal, që nuk ishte aspak i lehtë.

“Në fak prej kohësh e kam ditur këtë sekret të babait tim, pasi shpesh e kemi gjetur në dhomë të veshur si grua. Kjo ka ndodhur kur unë dhe motra ishim 6 apo ndoshta shtatë vjeç. Pra, e dinim që kishte diçka ndryshe tek babai ynë prej kohësh, por asnjëherë nuk kemi folur për ketë gjë.”
Edhe pse ajo dhe Caitlyn tani shkojnë më mirë më njëra-tjetrën se më parë, Kylie theksoi se personaliteti i Caitlyn nuk ka ndryshuar aspak. “Ajo është i njëjti person, thjesht duket ndryshe.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat