Femra më e bukur është…

Mediale Vip

Femra më e bukur është…

Nga: Maksim Gjokaj Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 12:29

Është një nga djemtë më të pashëm shqiptarë por jo vetëm edhe jashtë atje ku jeton në Zvicër, e tani e pret një tjetër event i madh botëror si ai “Men Universe 2016”. Është me origjinë nga Peja, djaloshi me emrin Pajtim Mehmetaj, i cili për gazetën “Bota sot” tregon më shumë për veten dhe evenimentet dhe spektaklet ku ka marrë pjesë e pret të jetë edhe në kompeticione më të mëdha. Djaloshi me sy e flokë ngjyrë kafe e mjaft simpatik na tregon edhe se cila është femra më e bukur për të, madje ka në kokë se si duhet të jetë ajo vajza që do të pagëzohet si nusja e tij, shqiptare apo e huaj qoftë. Për më tej lexoni intervistën!.

“Bota sot”: Pajtim si po ecën gara për Mister?
- Mirë më ec puna, njëherë për model e foto.

“Bota sot”: Kur do të jetë finalja dhe ku do të mbahet?
- Finalja mbahet në Republikën Dominikane në Prill ose në Maj 2016.

“Bota sot”: Ju jeni shqiptar dhe përfaqësoni Zvicrën, do të donin që të ishit pëfaqësues i Kosovës apo i Shqipërisë?
- Po jom Kosovar, veç kam jetu në Zvicër që në moshën 5 vjeçare, kaq i kam pas kur kam ardhur këtu. E Zvicra është shtet i mirë, e kisha pasur qef për “Mister Kosova” të konkuroja pse jo.

“Bota sot”: Gjatë casting të mbajtur ju keni treguar se jeni shqiptar?
-Unë e kam kaluar castingun në Luksemburg e nuk di a ka shqiptarë a jam veç unë, e me krenari e tregoj se nga jam.

“Bota sot”: Ju më parë jeni marrë me spektakle bukurie?
- Po unë ja kam filluar me fotoshoting. Më pas kam shkuar për “Mister Sëiss Frankofon 2015” dhe kam qenë në gjysëm finale.

“Bota sot”: Më mirë Mister apo një Model?
- Për mua të dyja mister mundesh me defile, e model veç fotografi më shumë. (Qesh) e për të fituar nuk besoj ( hajgare) duhesh me provu e pa provu nuk ke asgjë. Tani jam në këtë konkurs për “Men Universe 2016” e do të bëj çmos të fitoj titullin pse jo (Qesh). Dhe i falenderoj krejt familjen dhe shokët se janë mas meje dhe më mbështesin shumë.

Si një mashkull i pashëm në cilin videoklip të një këngëtare shqiptare do t’i thojë po që të ishe pjesë?
- Për çfarë videoklipi ? Mhmm nuk di të shohim kush më fton që të shkoj në klip të saj(Qesh).

“Bota sot”: Cila është femra më e bukur në botë sipas Pajtimit?
- Femra më e bukur.. mmm.. ka shumë nuk mund të them veç një (qesh). Nëna ime është më e mira e numër 1 e du shumë shumë.

“Bota sot”: E do të pëlqente apo jo që si nuse të kishit një femër modele apo një miss?
- Pëe nuse nuk dihet, por nuk shikohet vetëm bukuria por edhe zemra.

“Bota sot”: E kjo duhet të ishte patjetër shqiptare, apo ska problem dhe e huaj?
- Baba dhe nana më thonë: Pajtim duhesh një te na e jo t’ huaj (Qesh). Nuk di ka mundësi edhe të huaj, zemren nuk e kontrollon kur e don ni person s’ke qa bën e don e don.




Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat