Liv Tyler zbulon unazën e fejesës me një superdiamant

Mediale Vip

Liv Tyler zbulon unazën e fejesës me një superdiamant

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 23:51

Aktorja bukuroshe Liv Tyler po kalon momente të vecanta në jetën e saj personale, në këtë prag festash të fundvitit.

38-vjeçarja e cila është fejuar me menaxherin e sportit, David Gardner rreth një vitë më parë, duket e lumtur në këtë lidhje të re. Mediat rozë e zbuluan fejesën e çiftit në muajin shtator, por Liz asnjëherë nuk e kishte zbuluar unazën e fejesë që mban në gisht duke u treguar shumë diskrete.
Por Tyler, në një foto të publikuar në profilin e saj zyrtar në instagram, ka zbuluar unazën e fejesës, me një gur gjigand diamanti rrëzëllitës.

“Jam e çmendur për burrin tim!!! Është një baba i ëmbël, shoku dhe i fejuari im.Faleminderit të jam mirënjohëse!, është dedikimi i shkruar në Liv poshte fotos së publikuar, ku aktprja nuk e fsheh aspak dashurinë për partnerin e saj.

Çifti janë në një lidhje së bashku që prej vitit 2014, dhe kanë së bashku edhe një fëmijë, djalin Sailor Gene Gardner, i cili erdhi në jetë në muajin shkurt. Ata kanë edhe dy fëmijë të tjerë nga martesat e mëparshme, Milo 10 vjeç dhe Gray, 8 vjeç.

Duke folur “More magazine” për jetën e saj private, për karrierën dhe rolin e fundit në “The Leftovers”, Tyler u shpreh: “Më duket sikur jam pjesë e një orkestre gjigante, ku muzikantët luajnë shumë pjesë. Secili luan pjesën e tij dhe të gjitha bashkë kujdesemi për një performancë. E njëjta gjë eshtë edhe të jesh mama në botën moderne”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat