Momenti kur Johnny Depp përlotet teksa flet për sëmundjen e së bijës (Video)

Mediale Vip

Momenti kur Johnny Depp përlotet teksa flet për sëmundjen e së bijës (Video)

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 22:56

Johnny Depp, gjatë një interviste të dhënë për “The Graham Norton Show,” është shfaqur i emocionuar teksa ka rrëfyer disa momente të vështira nga jeta e tij personale.

I njohur si një nga aktorët më seksi të Hollivudit dhe për perfomancën në filmin “Piratët e Karaibeve”, aktori ka treguar arsyen se përse viziton shpesh i maskuar fëmijët e sëmurë në spitale. Nga kjo eksperiencë dhe momentet e kaluara me fëmijët, tha ai, kam përfituar shumë.
Aktori rrëfeu se kishte kaluar një situatë të ngjashme me këtë, kur vajza e tij, Lily-Rose Melody Depp iu nënshtrua trajtimeve mjekësore në spital në vitin 2007.

Në moshën 7-vjeçare, Lily-Rose u infektua me bakterin E.coli, dhe për pak sa nuk humbi jetën nga ky infeksion. Unë në jetën time kam pasur shumë momente të vështira, por asnjë nga këto moment nuk krahasohet me dhimbjen që përjetova në atë çast. Unë gjithmonë i kam vizituar fëmijët e sëmurë në spital, por pas sëmundjes së vajzës e kuptova vërtet sa e rëndësishme ishte mbështetja për fëmijët.”
Më tej, aktori në rrëfimin e tij theksoi: “Fëmijët, zoti i bekoftë, janë të fortë dhe plot kurajo, por prindërit e tyre janë duke kaluar një dhimje të papërshkrueshme. Dhe dëshira ime është të sjell pak gëzi në jetën e tyre, dhe kjo është gjithçka për mua.”

Gjatë muajve të verës, Depp i maskuar si kapiteni Jack Sparroë vizitoi fëmijët e sëmurë në një Spital në Australi. Këto momente ishin vërtet të paharrueshme për të gjithë fëmijët.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat