Sinead O’Connor kërcënon se do të vetëvritet

Mediale Vip

Sinead O’Connor kërcënon se do të vetëvritet

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 20:59

Një status i këngëtares Sinead O'Connor, i ka alarmuar fansat e saj mbrëmjen e së dielës . “Dy netët e fundit më kanë shkatërruar.

Kam marrë overdozë. Nuk ka mënyrë tjetër për të fituar pak respekt. Më në fund do të shpëtoni nga unë”, shkruante këngëtarja në profilin e saj në Facebook, ndërsa pak minuta më pas, ky mesazh u fshi.

Nderkohë, autoritetet irlandeze bëjnë të ditur se këngëtarja është mirë dhe nën kujdesin e mjekëve. Sinead O'Connor mbahet mend sidomos për këngën “Nothing compares to you”, shumë e njohur edhe në Shqiperi pas viteve 90'.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat