Nicole Scherzinger, nga Formula 1 te tenisi

Mediale Vip

Nicole Scherzinger, nga Formula 1 te tenisi

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 20:48

Nicole Scherzinger duket se ka një dobësi për sportistët. Këngëtarja britanike duket sa tashmë e ka harruar përfundimisht Hamilton, pasi zemrën e saj ia ka rrëmbyer tenisti Grigor Dimitrov, ish i fejuari i Maria Sharapovës. Është vetë 24-vjeçari bullgar që e ka konfirmuar këtë lidhje me Scherzinger në televizionin “Nova TV”.

“E njoh Nicole dhe nuk do ta mohoj këtë”, tha Dimitrov, “nuk do të mohoj asgjë. Jemi takuar dhe kemi dalë disa herë bashkë”.

Vetëm përpara dy javës, “The Sun” bëri të ditur ndarjen e Dimitrov me Sharapovën, për të nisur një lidhje disa mujore me Scherzinger. Dimitrov e përmendi këtë fakt në intervistën e tij, por pa i bërë të ditur arsyet e kësaj ndarjeje.

“Motivet për ndarjen me Sharapovën janë disa, por nuk ka asnjë kuptim t’i përmend”, vijoi Dimitrov. “Të dy ne kemi pasur një axhendë të ngarkuar. Me shumë mundësi kjo është arsyeja kryesore. Bashkë kemi kaluar momente shumë të bukura, por jeta vazhdon”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat