Britney Spears kërcen nën tingujt e hitit “Hello” të Adele (Video)

Mediale Vip

Britney Spears kërcen nën tingujt e hitit “Hello” të Adele (Video)

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 19:32

Kënga “Hello” e Adelë e kthyer tashmë në një hit që ka thyer disa rekorde në botën e muzikës, vlerësohet edhe nga koleget e saj. Britney Spears ka publikuar në instagramin e saj një video bardhë e zi ku shfaqet teksa kërcen nën tingujt e këngës “Hello”.

“Kam kërcyer me këtë këngë një milionë herë… të dua”, shkruan Spears në profilin e saj. Një dedikim i vërtetë dashurie për kolegen e saj, e cila ka shënuar shitje rekord me albumin e saj të ri “25”, që i ka kaluar 3 .38 milionët brenda një jave në SHBA.

Edhe Adele në fakt nuk e ka fshehur vlerësimin për kolegen e saj, përpara se Britney të publikonte videon në rrjetet sociale, me dedikimin “Është një mbretëreshë, e dua”.

Gjatë një interviste, këngëtarja britanike ka ndarë edhe një moment gazmor me fansat e saj. “Më pëlqen të sjell gëzim në jetën e njerëzve, dua që njerëzit të mos ndihen në siklet kur më takojnë. Edhe pse njëherë, takova një çift të cilët ishin pak në ankth dhe të emocionuar. Por ndërsa vazhdonin të dridheshin iu thashë: “Mjaft tani, jam unë Adele. Nuk jam Britney Spears! Çfarë bëni kështu?”.
Vitin tjetër Adele ka njoftuar se nis turneu i saj, gjatë të cilit ajo do të interpretojë këngët e albumit të saj të ri, “25”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat