Ekskluzive doli në shitje numri më i ri i Revistës Kosovarja

Mediale Vip

Ekskluzive doli në shitje numri më i ri i Revistës Kosovarja

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 13:51

Ekskluzivi teti i këtij numri të ri të revistës “Kosovarja”, që doli në shitje është intervista më shqiptaren nga Gjermania Arta Muji, poashtu tema, rrëfime e shumë të tjera. Kopertina dhe disa faqe te mbrenshme iu kushtuan deputetes së Kosovës Duda Balje, e cila vjen me një rrëfim për herë të parë për jetën e saj në politikë e poashtu atë familjare. Të pathënat e kësaj interviste mund ti lexoni vetme tek “Kosovarja”.

Intervistë me shqiptaren nga Gjermania, Arta Muji

Arta kjo shqiptare krenare për vetën e saj

Është njëra ndër vajzat më të njohura në Gjermani dhe kudo ku ka shqiptarë në diasporë, por jo më pak e njohur edhe në Kosovë. Është kjo modelja Arta Muji, e cila po vazhdon me sukseset e saja.

Kush janë fëmijët e të famshmëve tanë

Prindërit e famshëm, fëmijët edhe më të famshëm

A u bën të famshëm falë prindërve të tyre të famshëm apo karrierës dhe talentit të tyre? Apo edhe dalë dukjes dhe bukurisë së tyre? Është fjala për fëmijët e njerëzve më të famshëm në Kosovë, qoftë politikanë, aktor apo këngëtarë.

Telenovelat e ndarjes së VIP-ve dhe fëmijët..

Të jesh fytyrë publike nuk është edhe aq atraktive sa e mendojmë. Kjo sepse me publikun, deshe a po jo, duhet të ndash gjithçka, madje edhe jetën personale. Në kohën e medieve me lajme të shkurtra dhe të shpejta, kjo gjë bëhet edhe më e vështirë.

Kur Vipat prezantojnë nënat

Për femrat e bukura shpesh herë kur i shohim pranë nënave vjen thënia “Bëj mama të të ngjaj”, për meshkujt artistë, ato janë një bekim dhe mbështetje e madhe. Në fakt janë ato të shenjtat e tyre që sot këta janë ata që janë, të njohur apo jo mbesin për to bijtë dhe bijat e tyre. Jo të gjithë artistët shqiptarë postojnë fotografi me familjarët e tyre, e aq më tepër me nënat e tyre, por dikush më shumë apo dikush qoftë për një festë apo ditëlindje mundohet të tregojë me dashuri nënën qoftë edhe me një foto të thjeshtë.

Ballë për ballë me Enkelejda Arifin

Pasuria ime më e madhe

Të gatuaj për të dashurit e zemrës është pika ime e dobët. Janë "tre meshkujt e mi" që me të zbuluar që jam në shtëpi ma bëjnë listën e kërkesave sa një çarçaf.(qesh). Atyre ju pëlqen gatimi im, por edhe unë adhuroj të gatuaj për ta dhe të marrë komplimente e tyre.

Ju përgjigjet magjistarja

Dëgjoj zëra, ata më udhëzojnë, por edhe po më çmëndin! Si ti heq

Pyetje - Kam 2 vjet që vuaj. Jam një femër që nuk merrem me fjalë shumë. I shikoj punët e familjes time, me burrin kalojmë shumë mirë dhe Zoti na ka falur fëmijë të mbar pothuaj kemi çdo ggjë që na nevojitet, as më shumë e as më pak i kërkoj Zotit vetëm të flejë një herë e gjet, pasi çdo herë që e vë kokën në jastëk nuk më merr gjumi. Kam shumë frikë, për të nesërmen. S’di çdo më ndodhë dhe tërë natën dëgjoja zëra nëpër shtëpi ku jetojmë, dëgjoj sikur përlahen apo zihen me fjalë, një burrë me gruan e tij, dhe dëgjoj numrat 7892, por burrit nuk guxoj ti them se mendoj gjëra të tilla, se mos mendon ai që jam e shkallume nga mendët. Por, nuk jam e pa shkollë, e kam kryer fakultetin e farmacisë dhe punoj në farmaci. Jetojmë në Zvicër afër Lluganos. Jam munduar ta gjej realitetin për këto që përjetoj s’di as vet kur shkoj në punë si ja u jap njerëzve ato medikamente sikur më ndihmon dikush tjetër dhe më duket vetvetja ime sikur nuk jam unë. por

sikur jam dikush tjetër. Por, ku e marr atë forcë që të mbijetoj, s’di ti jap përgjigje as vetes, por shpesh burri më pyet pse je e shqetësuar? Unë i them e kam nga pune kishe me u shmang prej të vërtetës. E sot e mora guximin t’ju pyes ju, pasi nuk jam njeri që nuk besoj, por dhe nuk po gjej zgjidhje. Ju lutem për hatër të fëmijëve më jepni një rrugëdalje, çfarë të bëj si është e mundur që zërat i dëgjoj se çfarë flasin dhe në shumicën e rasteve më tregojnë se çdo më ndodh dhe kështu kam shumë frik se si do jetë e nesërmja ime. Pres përgjigje sa më shpejt të jetë e mundur. Përshëndetje nga Farmacistja në Lugano.

“E trazuara”

Përgjigje - Për historinë që ju më shkruat është shumë shqetësuese për ju, po ashtu dhe për ata që ti i dëgjon është shumë shqetësuese. Do të thoni ju kush janë ata që i dëgjoni ju.

Në shtëpinë që burri juaj e ka blerë, keni paguar shumë të holla, por aty ka një problem jo të vogël. Personat që ju i dëgjoni janë ish të zotërit e shtëpisë, që e ka blerë burri juaj, e që ata nuk jetojnë më në këtë botë. Por, ata janë njerëz të mirë, është gruaja dhe burri i asaj shtëpie me dy vajzat e tyre, që kanë pas jetuar dhe ata kanë pësuar një aksident me auto, e cila...

Ja 4 rregulla si të bëni seks të shpejtë dhe perfekt kudo…

Një studim i fundit thotë se në kujtesë nuk mbetet gjithmonë një seks i mirë që zgjat, por edhe një e shpejtë. Por për të bërë një seks të shpejtë perfekt, ju duhet të ndiqni këto këshilla:

Frymëzohuni nga këto veshje

Ato mund të jenë më të përndjekurat e Hollivudit, andaj kjo i bën që ato të kujdesen të sjellin freski në veshjet e tyre vit pas viti. Ne kemi mbledhur disa stile të të famshmëve në tapetin e kuq që mund të ju frymëzojnë edhe juve.

Receta të ndryshme

Ëmbëlsirë 6-minutëshe

Shija e gjalpit të kikirikut shumicën e njerëzve i bën të papërmbajtshëm ndaj saj, është një përbërës i shkëlqyer për një shumëllojshmëri të ëmbëlsirave dhe kjo recetë është njëra nga verzionet e shpejta dhe të shijshme, ku si përbërës kryesor është gjalpi i kikirikut.

Për më shumë ju urojmë lexim të këndshëm në numrin më të ri të Kosovares.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat