20 mijë euro për prezantuesen e “Kënga Magjike”? Reagon Ardit Gjebrea

Mediale Vip

20 mijë euro për prezantuesen e “Kënga Magjike”? Reagon Ardit Gjebrea

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 10:31

Prezantuesi i “Kënga Magjike” Ardit Gjebrea, reagon ndaj shkrimeve në media të ndryshme, për një çmim të majmë me të cilin thuhet se është rënë dakord të paguhet bashkëprezantuesja e tij, Almeda Abazi.

Për bukuroshen shqiptare, e cila prej disa vitesh jeton në Turqi, ku është përfshirë në filma të ndryshëm dhe është bërë pjesë e spektakleve, shkruhet se do marrë 20 mijë euro, për të ardhur në Shqipëri si prezantuese e “Kënga Magjike”.

Në një postim në Instagram, Arditi ka dashur të vërë pikat mbi “i” duke e përgënjeshtruar diçka të tillë.

“Almeda më pyesin sa të kam paguar për “Kënga Magjike 2015” dhe ka dalë (nuk di nga) një shumë 20 mijë euro. Jam fyer!!! Pse, kaq pak mendojnë se vlen ti??? Hahahahahahahahahahahaha. Mos ja trego këtë lajm menaxhmentit tënd se do na vrasin të dyve! E kupton ti sa të pasur jemi në? Hahahaha Qofshim si na dijnë! Mirardhsh!”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat