Tom Cruise nuk e sheh vajzën e tij prej dy vitesh

Mediale Vip

Tom Cruise nuk e sheh vajzën e tij prej dy vitesh

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 07:18

Kanë kaluar plot dy vite nga hera e fundit që aktori Tom Cruise ka takuar vajzën e tij Suri. Duket e pamundur, por pas divorcit me ish-bashkëshorten, Katie Holmes, ai është larguar edhe nga vajza e tij.

Sipas “National Enquire”, kjo shkëputje nga vajza erdhi për shkak të besimit të tij fetar. Holmes është shprehur kundër Scientology, një besim që Cruize e praktikon prej disa vitesh.

Pas divorcit me Katie në vitin 2012, çifti nuk janë takuar më me njëri-tjetrin dhe as Cruise me vajzën e tij, e cila tashmë është 9 vjeç. Udhëheqëssit e Scientology e kanë bindur aktorin që të mbante distancë me ish gruan dhe vajzën e tij për të shmangur probleme të mundshme.

I pyetur nga “National Enquirer”, se përse nuk e takon vajzën e tij aktori ka dhënë këtë përgjigje: “Jam shumë i ngarkuar me punën dhe me xhirimet e filmit”.

Ky ishte justifikimi i 53-vjeçarit, baba i tre fëmijëve, ndërsa “National Enquirer” argumenton se arsyeja e vërtetë është Scientology.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat