Duhet t'i heqim shpresat për një rikthim në atdhe edhe të një tjetër talenti shqiptar. Aktori Nik Xhelilaj, nuk është më i interesuar për të ushtruar profesionin e aktorit në Shqipëri. Këtë e vërtetoi edhe vizita e tij e fundit disa ditore në Tiranë.
Aktori i cili ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në Turqi, së fundmi është bërë pjesë edhe e prodhimeve të tjera evropiane, erdhi u pa këto ditët e fundit mes miqsh të vjetër aktorë. Interes për të mësuar më tepër për aktorin patën edhe mediat, por aktori refuzoi intervistat.