Anastacia: 15 vite sukses, kam luftuar për ëndrrën time!

Mediale Vip

Anastacia: 15 vite sukses, kam luftuar për ëndrrën time!

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 22:16

“Ultimate Collection” është albumi i fundit i Anastacias, një përmbledhje e këngëve më të suksesshme gjatë 15 viteve karrierë. Por ky album përmban edhe dy këngë të reja “Army Of Me” dhe një cover i “Take This Chance” të Christina Aguilera. “Jam krenare për punën dhe karrierën time. Në fillim më dukej si një ëndërr, por më pas më është dashur të luftoj për të, pavarësisht sëmundjes sime. Tani dua vetëm pozitivitet.” Është shprehur këngëtarja gjatë një interviste për TGcom.

Në fakt, momente jo të mira në jetën e saj Anastacias i janë dashur të kalojë jo pak. Ajo u diagnostikua me kancer në vitin 2003 dhe në vitin 2013, sëmundja iu rikthye sërish. Hiti i parë i këngëtares nga Çikago erdhi në vitin 1998, “I’m Outta Love”. Pastaj sukseset erdhën njëra-tjetrës me këngë si “Paid My Dues”, “Left Outside Alone” , “Sick And Tired”, për të mbërritur tek dueti me Eros Ramazzottin me “I Belong To You”. Të gjitha këto këngë sigurisht që janë edhe pjesë e albumit të ri që do të prezantohet edhe me një turne të këngëtares. Më 20 korrik Anastacia do të jetë në Itali, pjesë e fetifalit Veror Lucca.

Anastacian e shoqëron gjithmonë një buzëqeshje gëzimi edhe gjatë këtij takimi me gazetarin e TGcom edhe pse ka kaluar një ditë me takime promocionale. “Jam gjithmonë e lumtur kur bëhet fjalë për promovim, thotë ajo, sepse kështu më jepet mundësia të shpreh atë që ndjej për projektet e mia. Më jep energji, sepse gjithë punët e mia i bëj me pasion.”
Shumë artistë pas disa viteve karrierë mërziten nga promocioni, nuk ju ndodh edhe juve kështu e pyet gazetari?

“Edhe për sfidat që më është dashur të kaloj në jetë, sa i përket shëndetit tim, iu jam mirënjohëse të gjithëve për hapësirën që më kanë kushtuar. Po sikur të mos ia kisha dalë, çfarë mendoni se do të kishte ndodhur? Cdo herë mund të kishte qenë e fundit dhe më është dhënë mundësia të shprehja atë që ndjeja në atë moment, dhe ky do të ishte edhe një mesazh për ata që do të lexojnë intervistat e mia…”
Pas 15 viteve karrierë, këngëtarja shprehet kështu për përmbledhjen e këngëve të publikuara tashmë:
“Jam shumë krenare për veten. Ndërsa ideja e të gjitha këtyre këngëve bashkë është tepër emocionuese. Për mua do të jetë një turne i veçantë sepse do të jem përballë një publiku në një farë mënyre të ri. Pjesë e këtij publiku do të jenë shumë nga ata persona që dikur kanë qenë të rinj. Ka nga ata që kur unë kam publikuar këngët e mia ishin 10 vjec dhe tani do të vijnë me makinat e tyre dhe biletat do ti paguajnë po me paratë e tyre. Është shumë bukur kur ke një mundësi të dytë me një publik të ri.”
Në këtë përmbledhje vjen edhe një cover i këngës “Army Of Me” të Christina Aguilera, por Anastacia shpjegon se në fakt përzgjedhjen e kësaj kënge e ka bërë pasi ka dëgjuar variantin original. “Kur e dëgjova për herë të parë, menjëherë shkova në studio për të sjellë variantin tim. Ishte pak e vështirë sepse mu desh ulja pak tonalitetin por në fund doli perfekte. Por, vetëm pas këtij moment mësova se e kishte kënduar edhe Aguilera”. Kënga e sjellë në dy variante nga Anastacia dhe Aguilera, vjen me dy covera që nuk ngjajnë aspak me njërit-tjetrin.

Teksa kthehet pas në mendime, 15 vjet më parë në fillimet e karrierës së saj, Anastacia shprehet”
“Në atë kohë nuk e dija ende nëse do të kisha një të ardhme si këngëtare. Por ku ke një kontratë diskografike, gjithçka ndryshon. Mbaj mend që avokati im më përsëriste: Nga ky moment asgjë nuk do të jetë më njësoj. Unë thjesht pohoja, por nuk e kisha idenë se për cfarë po fliste. Mendoj se ata e kishin kuptuar potencialin tim, por une ende jo.”

Në atë kohë mendoja se fakti që po regjistroja një disk nuk do të thoshte domosdoshmërisht se do të kisha sukses dhe njërzit do të donin t’i blinin dhe t’i dëgjonin disqet e mia, shprehet këngëtarja.
Ajo rrëfen edhe vështirësitë gjatë kohës që iu nënshtrohej trajtimeve në spital.
“Kur u diagnostikova me kancer dhe mu desh ti nënshtrohesha kurimit u ndjeva shumë në faj që hoqa dorë nga puna dhe u riktheva menjëherë, nuk doja të humbja më kohë. Ishte si një rreth vicioz, sa herë që doja të merrja pak kohë për veten, më kthehej sëmundja. Nuk ishte e lëhtë për mua të ruaja qëndrueshmëri në karrierën time, duke qenë e sëmurë gjatë gjithë kohës.

Në fund ajo rrëfën se duhet të ishte treguar më e guximshme për të hyrë më herët në muzikë.
“Do më kishte pëlqyer shumë që të kisha hyrë në botën e muzikës më herët, por isha shumë e frikësuar nga kompjuteri dhe internet. Nuk kisha profil zyrtar e gjera të tilla. Pas pak kohësh u bëra pjesë e botës virtual dhe më duket shumë ndryshe. Sigurisht, nuk është gjithçka pozitive por gjithesei mbeten opinione të atyre që i shkruajnë. Mundohet të marr vetëm pozitivitetin për të ecur përpara. Nuk kam kohë për të humbur me negativitetin.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat