Edona Llalloshi ka sjellë një baladë mjaft të pëlqyer që titullohet “Sonte”. Ilir Berani qëndron prapa kësaj kënge, pasi ka realizuar muzikën dhe e ka shkruar tekstin.
Ardian Kastrati ka bërë orkestrimin, derisa vokali dhe miksimi i është lënë në dorë Florent Boshnjakut. Natyrisht se për anën vizuale është përkujdesur EMFcreative.