William dhe Kate publikojnë foto të Princeshës Charlotte 6-muajshe (Foto)

Mediale Vip

William dhe Kate publikojnë foto të Princeshës Charlotte 6-muajshe (Foto)

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 16:49

Foto të realizuara nga nëna e saj e mrekullueshme, Dukesha e Cambridge, Kate Midletton; kjo është Princesha Charlotte 6-muajshe.

Imazhi i princeshës nuk ishte bërë mediatik qëkurse ajo erdhi në jetë në muajin qershor, por tashmë 2 foto të papublikuara më parë janë shpërndarë nga Kensington Palace dhe tregojnë trashëgimtaren e katërt në radhë për t’u ngjitur në fronin e mbretërisë britanike.

Me flokët ngjyrë kafe dhe sytë bojëqielli, vogëlushja Charlotte duket se ngjan më tepër nga nëna e saj, Kate ndryshe nga Princi George që ka ngjashmëri mjaft të madhe me babanë e tij, princin Williams.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat