Gold Ag: Qohu Adem merr me vete Azem Galicën se s’ka kush e ndal Zajednicën

Mediale Vip

Gold Ag: Qohu Adem merr me vete Azem Galicën se s’ka kush e ndal Zajednicën

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 20:06

Pas manifestimit të Opozitës, e arrestimit të Albin Kurtit, Arian Agushi, që për publikun njihet si Gold Ag, ka shkruar disa vargje nervozizmi për ketë ditë që sipas tij duhet të ishte festë që mbahet në mend, e sidomos në ditën e lindjes së komandantit legjendar Adem Jasharit dhe festës së flamurit.

Përmes rrjetit social Facebook, të shoqëruar me një fotografi të Ibrahim Rugovës e Adem Jasharit, Gold Ag shkroi:

“N’ket dite feste ku gzon Shqipnia
Vujtjet e tua jan edhe vujtje t’mia
Kjo qe po ndodh nuk esht e hishme
Plaga e njejt po bindja e ndryshme
Po festojm diten e pavarsis t’Shipnis
Daljen e UCK ushtarve te lirise
Festa e me tmirit ati legjendarit
Ditelindja e vllaut trim Adem Jasharit
Po sot vendi im ndryshe po ndihet
Secili thot cka po ndodh spo dihet
I harrum invalidet e dertin e skamnorve
Qysh spo na vjen marre prej gjakut t’deshmorve
Qysh po kem ftyr me dal te oborri
Naten me raki diten tu i shku te vorri
Athu saher i qeshem ata qe na mbrojten
Ndoshta kta qe i shajten poziten ja kojten
Cila e mir tash mes neve ka mbetur
A ka burra tmir gjall a krejt jan te vdekur
Ti po shan spo duron e po ankohesh
Se ktu pa vdek burr i mir nuk bohesh
Qohu Adem mer me veti Azem Galicen
Se ska kush e nal ket zajednicen
Qohu Zahir thirre Agimin
Se nmes tKosoves e lan kufinin
Qohu i ndjeri president se shum ket vend e deshte ti
Kta tkan kesh se se ke mir e vet e bonen kejt ma zi
Per takimin me shkavella tpaten sha e tkan rondu
E tash nliri e thyn Kosoven as vet se din cka kan nenshkru
Qohu Luan i Dukagjinit krise pushken ti i pari
Se kejt popullit ton te shkret ka fyti i erdh litari
Pavarsi o dit e madhe gjithmon me gzim ke ardh te dera
Po ardhsh vitin tjeter ti jo si sot po si hert e tjera.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat