Britani: Albumi “25” i këngëtares Adele – më i shituri

Mediale Vip

Britani: Albumi “25” i këngëtares Adele – më i shituri

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 20:21

Albumi më i ri i këngëtares britanike Adele, ka arritur të shitet në numër rekord gjatë javës së parë në Britani, pasi janë shitur 800,307 kopje, ka njoftuar sot Kompania Zyrtare e Diagrameve.

Kështu, albumi i këngëtares Adele ia ka kaluar rekordit të Oasisit, nga viti 1997, kur ishin shitur 696 mijë kopje.

Albumi “25” është edhe më së shumti i shkarkuar , ka thënë kompania, raporton Reuters nga Londra.

“Statistikat për këtë album janë të pabesueshme, nga fakti i thjeshtë se asnjë album kurrë nuk është shitur në më tepër se 800 mijë kopje, për ta fituar numrin 1 në histori të muzikës britanike”, tha shefi ekzekutiv, Martin Talbot.

Adele, që po ashtu, e ka thyer rekordin për shitjen e albumit për një javë në Shtetet e Bashkuara, për vetëm katër ditë, dje ka shpallur se do ta filloj turneun 15 javësh në Britani, Irlandë dhe në Evropën kontinetale, në muajin shkurt, që do të ishte turneu i saj i parë në katër vitet e fundit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat