Adam Lambert shumë seksi për Singaporin!

Mediale Vip

Adam Lambert shumë seksi për Singaporin!

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 19:16

Adam Lambert mund të jetë i preferuari i shumë amerikanëve, por 13 mijë qytetarë të Singaporit kanë firmosur një peticion, që këngëtari të mos marrë pjesë në koncertet për 50 vjetorin e pavarësisë dhe festimet e Vitit të Ri, pasi performancat e tij cilësohen si shumë seksuale.

Peticioni i është drejtuar organizatorëve të koncertit “Mediacorp”, qeverisë së Singaporit dhe ministrit të Kulturës, Grace Fu, me argumentin se perfomancat e artistit gay, nuk përshtaten me vlerat e qytetarëve në këtë vend.

Organizatorët e koncertit deklaruan se tashmë kanë një marrëveshje që nuk mund ta anulojnë me Lambert, ish-konkurrent në American Idol, i cili në vitin 2009 gjatë një performance në “American Music Awards”, puthi në skenë një nga djemtë që e shoqëronin, duke stimuluar edhe akte seksuale me balerinët.

Në Singapor, marrëdhëniet seksuale mes meshkujve janë të ndaluara me ligj.

“Organizatorët e Koncertit të Vitit të Ri duhet të respektojnë kërkesën e shumicës në Singapor dhe dëshirën e tyre për të ndaluar të tilla shfaqje amorale” – thuhet në peticionin e firmosur nga qytetarët.

Me tej, në peticion qytetarët paralajmërojnë se nëse nuk anulohet pjesëmarrja e Lambert, festimet për 50-vjetorin pavarësisë së vendit do të jenë të vakëta.

Kompania televizive shtetërore “Mediacorp” tha se performanca e Lambert do të jetë e përshtatshme për audiencën familjare dhe në përputhje më rregullat e transmetimit.

Megjithatë jo të gjithë qytetarët janë kundër këngëtarit, ka edhe nga ata që dëshirojnë të dëgjojnë këngët e Lambert. Tashmë në Singapor ka nisur edhe firmosja e një peticioni online pro perfomancës së tij dhe deri më tani janë mbledhur 93 firma.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat