Këndojnë për Festën e Flamurit në..

Mediale Vip

Këndojnë për Festën e Flamurit në..

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 17:21

Nga Kosova në Shqipëri por më shumë në Diasporë, aty do të jenë sonte artistët më me zë për të kënduar në këtë ditë të shënuar.

Kanë nisur koncertete festive ka ditë për nder të 28 Nëntorit. E gazeta jonë vazhdon të ngacmojë artistët e të hulumtojë se ku po këndojnë ata në këtë festë të madhe të shqiptarëve.

Disa artistë nuk kishin kohë si duket as të na përgjigjen por ne i zbuluam falë rrjeteve sociale duke mos i harruar të paktën disa nga super emrat që ne kemi në muzikën shqiptare, e disa të tjerë këngëtarë shumë të kërkuar na treguan se ku do të jenë duke kënduar për Ditën e Flamurit.

Artisti Sabri Fejzullahu së bashku me këngëtaren Adelina Ismajli dhe grupin Ting 3-t janë në Bern të Zvicrës. Ndërsa mësojmë se këngëtarja Aurela Gaçe ndodhet në Amerikë e ka nisur në disa koncerte për këtë datë festive, e motrat Mustafa ndodhen në Munich të Gjermanisë në një koncert atje së bashku me këngëtaret Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi.

Por si duket shqiptarët në Gjermani do të argëtohen më shumë me plot organizime e me shumë artistë ne mësojmë se po atje do të jetë e ftuar edhe këngëtarja Dhurata Dora, ndërsa po në këtë shtet në Landshut argëtojnë shqiptarët Elvana Gjata, Flori Mumajesi dhe Ermal Fejzullahu. Ndërsa disa artistë të njohur na rrëfejnë vetë se ku do të jenë në këtë datë të shënuar.

Gjyste Vulaj: Me datën 27 Nëntor me rastin e Festës së Flamurit do të jem në Kosovë në “Vegas Club”. Më 28 Nëntor në Paris (Hera e parë që po nguyroj të marrë rrugë për një koncert edhe pse është festa jonë shqiptare), ndërsa më 29 Nëntor në Frankfurt.

Meda: Edhe këtë vit do të jemi në Bruksel. Kjo është rastësi.

Artiola Toska: Këtë vit do jem në Bologna, Athinë dhe Ancona.

Rovena Stefa: Këtë vit do të jem për të festuar bashkë me shqiptarët në Selanik

Neki Emra: Këtë vit unë do të këndoj në Gjilan, një vend me atmosferë mjaft të mirë, ku kaloj gjithmonë shumë mirë.

Gold Ag: 27 në Gjermani, më 28 në Bruksel dhe me 29 në Tiranë.

Lori: Këtë vit kam dy koncerte në Holandë.

Leonida Marjakaj: Këtë vit do të jem në Zvicërr,në Ebikon kanton i Luzernit me këngëtarin Nikoll Nikprelaj! M'brëmje e organizuar nga Diasporaevents.ch ku pritet si çdo herë të vinë shumë shqipëtarë nga ajo rrethinë!/Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat