Adam Lambert shumë seksi për Singaporin!

Mediale Vip

Adam Lambert shumë seksi për Singaporin!

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 16:16

Adam Lambert mund të jetë i preferuari i shumë amerikanëve, por 13.000 qytetarë të Singaporit kanë firmosur një peticion, që këngëtari të mos marrë pjesë në koncertet për 50-vjetorin e pavarësisë dhe festimet e Vitit të Ri, pasi performancat e tij cilësohen si shumë seksuale.

Peticioni i është drejtuar organizatorëve të koncertit “Mediacorp”, qeverisë së Singaporit dhe ministrit të Kulturës, Grace Fu, me argumentin se perfomancat e artistit gay, nuk përshtaten me vlerat e qytetarëve në këtë vend.

Organizatorët e koncertit deklaruan se tashmë kanë një marrëveshje që nuk mund ta anullojnë me Lambert, ish-konkurrent në American Idol, i cili në vitin 2009 gjatë një performance në “American Music Aëards”, puthi në skenë një nga djemtë që e shoqëronin, duke stimuluar edhe akte seksuale me balerinët.
Në Singapor, marrëdhëniet seksuale mes meshkujve janë të ndaluara me ligj.

“Organizatorët e Koncertit të Vitit të Ri duhet të respektojnë kërkesën e shumicës në Singapor dhe dëshirën e tyre për të ndaluar të tilla shfaqje amorale” – thuhet në peticionin e frimosur nga qytetarët.
Me tej, në peticion qytetarët paralajmërojnë se nëse nuk anullohet pjesëmarrja e Lambert, festimet për 50-vjetorin pavarësisë së vendit do të jenë të vakëta.

Kompania televizive shtetërore “Mediacorp” tha se performance e Lambert do të jetë e përshtashme për audiencën familjare dhe në përputhje më rregullat e transmetimit.
Megjithatë jo të gjithë qyteratët janë kundër këngëtarit, ka edhe nga ata që dëshirojnë të dëgjojnë këngët e Lambert. Tashmë në Singapor ka nisur edhe firmosja e një peticioni online pro perfomancës së tij dhe deri më tani janë mbledhur 93 firma.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat