Carmen Consoli flet për djalin e saj për herë të parë

Mediale Vip

Carmen Consoli flet për djalin e saj për herë të parë

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 16:10

Kantautorja siçiliane, Carmen Consoli, ka folur për herë të parë për djalin e saj, Carlo, në një intervistë për të përjavshmen

41-vjeçarja ka rrëfyer se e dëshironte shumë një fëmijë, i cili erdhi në jetë falë një dhuruesi anonim. Carmen, e shoqëruar nga e ëma, vendosi t’i drejtohej një klinike private për të sjellë në jetë djalin e saj.
“Për fëmijën tim zgjodha një person që ishte shprehur i gatshëm të kontaktohej”, tha këngëtarja.
“Nuk dëshiroj që djali im, që tani është dy vjeç e gjysmë, ta kalojë jetën e tij duke kërkuar të atin. Ishte babai im, i cili u nda nga jeta në vitin 2009, që më këshilloi të lindja një fëmijë e vetme. Ai ishte antikonformist, i lirë dhe i bindur në superioritetin e grave”.

Carmen shprehet se gjithmonë i ka dashur fëmijët: “Mendoj se kam lindur nënë, dhe koha me po kalonte.Pastaj pashë Gianna Nannini dhe mendove me vete; mund ta bëj këtë gjë. Kështu që vendosa të shkoja jashtë shtetit për të bërë një fekondim artificial. Ishte një eksperiencë shumë e fuqishme, por njëkohësisht edhe shumë e bukur.
Megjithatë, zgjedhja për të mos i dhënë një baba fëmijës tënd është shumë e vështirë: “Mu desh të mendohesha gjatë, unë kam pasur një baba fantastik, por më pas e kuptova se më e rëndësishme ishte t’i falja dashuri. Fëmija im po rritet i rrethuar nga familja. Zgjodha një dhurues që dëshiron ta kontaktojnë, nëse djali im nesër do ta takojë dhe ta njohë.”

Në fakt edhe unë jam kurioze ta njoh thotë Consoli: “E imagjinoj si një lloj vikingu, trupmadh dhe të shëndoshë, sepse edhe Carlo është kështu. Mendoj se është njeri i mirë dhe inteligjent, këtë e parandjej.”
Carmen tregon se mëmësia e ka ndryshuar: “Është si një objektiv që e tregon gjithçka madhështore. Djali im është gjëja më e çmuar që kam në jetë, cdo gjë tani ka një tjetër kuptim.”

Për kantautorën nuk është momenti i duhur për të rënë në dashuri. “Nuk kam arritur ende të krijoj një marrëdhënie të qëndrueshme me dikë, por e ndjej se do të martohem kur të mbush 55 vjeç.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat