Benedict Cumberbatch: Të jesh prind është e mrekullueshme! (Foto)

Mediale Vip

Benedict Cumberbatch: Të jesh prind është e mrekullueshme! (Foto)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 16:02

Aktori Benedict Cumberbatch i cili prej pesë muajsh është bërë baba ka rrëfyer se si po e përjeton këtë eksperiencë të re, në një shfaqje televizive.
“Tani jam baba dhe bashkëshort, dhe në drejtimin e duhur”, tha me humor aktori i famshëm. “Kam dëshirë të bëj disa fëmijë!”

39-vjecari dhe bashkëshortja e tij Sophie Hunter, sollën në jetë në qershor fëmijën e tyre të parë, dhe ai është një djalë. Benedict dhe Sophie u martuan në muajin shkurt në Angli.
“Kjo është gjithçka. Po kujdesem për një vogëlush i cili ka nevojë për ndihmën e babait dhe për bashkëshorten time, sigurisht”, tha aktori.

“Megjithatë, fakti që tani jam bërë prind nuk do të thotë se kam hequr dorë nga puna ime apo gjërat që bëja. Pasi interpretoja për tre ore Hamletin i kthehesha detyrimeve të mia si prind.”

E ndërsa shfaqja e Hamletit ka përfunduar tashmë, aktori ka plane të reja për karrierën e tij, pasi së shpejti pritet në nisë sezoni i katërt i Sherlock Holmes. Aktori i cili në këtë dramë interpreton Holmsin, është shptrehur se e bën me kënaqësi këtë rol, pasi ky film përcjell një mesazh universal.
Holmes tha ai, është një burrë inteligjent që e përbuz mediokritetin dhe aventurat e tij janë gjithmonë suprizuese.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat