Ja pse: Kina nuk lejon kanadezen të garojë në Miss World

Mediale Vip

Ja pse: Kina nuk lejon kanadezen të garojë në Miss World

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 12:28

Një konkurrente e Miss World nga Kanadaja thotë se nuk është lejuar të shkojë në Kinë për të marrë pjesë në konkurs.

Anastasia Lin, 25 vjeç, me origjinë nga Kina, thotë se nuk mori ftesë për konkursin, çka nënkuptonte se ajo nuk mund të aplikonte për vizë.

Por ajo tentoi të udhëtonte në Sania nga Hong Kongu, si një turiste kanadeze.

Megjithatë ajo nuk u lejua të hipë në avion në Hong Kong, për të udhëtuar drejt qytetit ku bëhet konkursi.

Lin thotë se arsyeja se përse nuk është lejuar të udhëtojë në Kinë është fushata e saj në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Ajo ka kritikuar shtypjen dhe censurën në Kinë dhe është praktikante e një lëvizje spirituale, e quajtur Falun Gong, të cilën Kina e vlerëson si një kult dhe e ka ndaluar.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat