I ati i Paul Walker padit “Porche”

Mediale Vip

I ati i Paul Walker padit “Porche”

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 09:06

Pak muaj më parë, vajza e aktorit Paul Walker, Meadow paditi kompaninë “Porche AG” për vdekjen e të atit. Por, ajo nuk është e vetmja pasi tashmë është babai i Paul, ai që ka paditur kompaninë e automjeteve po për të njëjtën arsye.

Edhe i ati i Paul, ka deklaruar se makina nuk ka patur një sistem të saktë sigurie që t'i shpëtonte flakëve. Ndërkohë, sipas policisë, shpejtësia 80 deri 90 km/orë ka qenë shkaku i këtij aksidenti fatal. Ndërsa familjarët e aktorit shprehen se, nëse makina nuk do të kishte patur këto probleme, Paul Walker do të ishte gjallë sot.

Gjatë këtij muaji, “Porche” i është përgjigjur padisë së Meadow, ku thuhej se Paul ishte një njohës i mirë i makinave dhe sipas kompanisë, makina nuk ishte mbajtur mirë, gjë që solli edhe vdekjen e aktorit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat