Sherr i ri mes Taylor dhe Katy: Arsyeja? Një mashkull (Video)

Mediale Vip

Sherr i ri mes Taylor dhe Katy: Arsyeja? Një mashkull (Video)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 00:56

Më shumë benzinë zjarrit? Pse jo! Siç duket, lufta midis Taylor Swift dhe Katy Perry-t vazhdon ende. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet klipi i fundit i realizuar nga Katy për firmen H&M.

Pasi u akuzua nga Swift se i kishte vjedhur balerinët e saj, tashme 31-vjeçarja akuzohet se i ka vjedhur Taylor, modelin bukurosh, Sean O’Pry, protagonist kryesor në klipin “Blank Space”.

Modeli 26-vjeçar është shfaqur në reklamën e Krishtlindjeve të realizuar nga Perry, duke i lënë kështu fansave të Taylor Swift vend për aludime nëse një përzgjedhje e tillë është thjesht rastesi apo e qëllimshme nga ana e Katy Perry-t?!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat