Jeta në Londër ka ndikuar në karrierën e Kaltrina Selimit

Mediale Vip

Jeta në Londër ka ndikuar në karrierën e Kaltrina Selimit

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 14:47

Sapo ka lansuar projektin e saj më të ri në bashkëpunim me Genc Prelvukaj, i cili është përpunim i këngës së saj “Kohën me kthy”.

Këngëtarja e njohur Kaltrina Selimi me këtë projekt do të përmbyllë këtë vit sa i përket aktivitete muzikore.

Në një bisedë për media ajo u shpreh mjaft e kënaqur me pritjen që i bëri publiku përpunimit të këngës së saj gjersa foli edhe për vështirësitë e të qenit larg Kosovës.

“Pasi Genci është autori i këngës dhe ka punuar shumë për të padyshim se e pëlqente shumë si projekt dhe i lindi ideja që ta realizonim bashkë në një tjetër version”, tha këngëtarja, e cila për reagimet e njerëzve informohet vazhdimisht nga Genci.

“Unë jam në Londër dhe nuk kam mundësi që direkt të shoh reagimet, mirëpo jemi në konkakt me Gencin vazhdimisht dhe ai po më njofton se bashkëpunimi është pritur shumë mirë dhe po pëlqehet dhe kjo natyrisht se më bënë të lumtur”, shtoj tutje Kaltrina, të cilës jetesa në Londër ia ka vështirësuar punët në muzikë.

“Sado që vëllau im është atje dhe kujdeset për shumë gjëra prap vërehet mungesa ime atje, por sot mundësitë e komunikimit janë shumë të mira dhe të shpejta, dhe edhe nga këtu po i përfundoj punët, por prap të qenurit larg më ka larguar nga energjia e punës”.

Këngëtarja këto ditë do të vijë në Kosovë për të qenë pjesë e programeve festive për festat e fundvitit ku do të paraqitet me projektin e saj të vetëm për këtë vit, këngën “Kohën me kthy”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat