Alida Hisku: Ja tre artistët vlonjatë që më spiunuan…

Mediale Vip

Alida Hisku: Ja tre artistët vlonjatë që më spiunuan…

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 09:04

Në intervistën e saj për “Shqiptarja.com”, Alida Hisku tregon ndër të të tjera se kanë qenë 3 artistë vlonjatë, që e kanë çuar ditarin e saj në duart e sigurimit…

Në atë kohë unë studioja në vitin e fundit për shkenca politike në institutin “Vladimir I. Lenin”. Kisha bërë edhe stazhin e partisë (kështu quhej në atë kohë puna që duhej të bënte në prodhim një komunist).

Sapo isha bërë edhe anëtare e Partisë. Kur mua më arrestuan, babai im ishte ende sekretar partie.

Në shtypshkronjë ai njihej si njeriu më i drejtë që besonte në idealin e Partisë. Ka vajtur në prokurori dhe ka dorëzuar teserën e partisë.

Babai iu tha: “Unë po ua jap teserën, por vajza ime nuk e meriton të shkojë atje ku e keni çuar ju…”.

Unë besoja tek vetja, punoja fort. Arritjet e mia rrodhën natyrshëm. Këto arritje mbase u vranë sytë atyre që ma bën këtë, që më kallëzuan se çfarë shkruaja në një ditar që e kisha shumë personal.

Mbase u vrau sytë gjithë kjo arritje, siç konsiderohej në atë kohë. Ishin tre vetë ata që ma bënë këtë. Kanë qenë nga Vlora, tre artistë që ishin në Shkollën e Partisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat