British fashion Awards, Jourdan Dunn shpallet modelja e vitit

Mediale Vip

British fashion Awards, Jourdan Dunn shpallet modelja e vitit

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 08:15

Modelja Jourdan Dunn dhe stilistja JW Anderson janë vlerësuar me çmimin e vitit në “British Fashion Awards” në Londër. Mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve u organizua nga Këshilli britanik i Modës ndërsa të pranishëm ishin edhe artistë të famshëm si Lady Gaga, Naomi Campbell dhe Liv Tyler.

Këtë vit, Karl Lagerfeld u nderua me çmimin “Për arritje të jashtëzakinshme” ndërsa Alessandro Michele e vlerësua me çmimin e “Stilistit Ndërkombëtar”.

“Londra ëshët një qytet është plot kreativitet, dhe vlerësimi që më bëhet me këtë çmim është shumë i madh. Brezi im e ka dashur dhe vazhdon ta dojë Londrën,” tha Michele.

Modelja britanike Jourdan Dunn u vlerësua me çmimin “Modelja e vitit”, duke lënë pas Georgia May Jagger dhe Malaika Firth. Kjo është hera e dytë që Dunn vlerësohet me këtë çmim, pas trofeut në vitin 2008.

“Ky çmim ka më shumë rëndësi se herën e parë. Në atë kohë unë isha një adoleshente, ndërsa tani jam bërë nënë, dhe ky është një vlerësim për punën që kam bërë këto vite. Është e mrekullueshme dhe jam shumë e lumtur!”

JW Anderson për herë të parë këtë vit u vlerësua me dy çmime, “Stilisti më i mirë për veshjet e meshkujve dhe të femrave”. Të nominuar të tjerë në kategorinë për veshjet e femrave ishin edhe Victoria Beckham dhe Christopher Kane.

“Mendoj se vendosja e një shenje barazimi mes femrave dhe meshkujve në botën e modës është shumë e rëndësishme. Burrat dhe gratë kanë nevojë për ndihmën e njëri-tjetrit në botën e modës,” tha Anderson.

Marka prestigjioze britanike “Burberry” fitoi çmimim për fushatën më krijuese të vitit.

“Është një vlerësim i madh për një punë të bërë në një grup me njërëz që ti i admiron dhe i respekton. Puna në këtë grup bëhet me dashuri, nis nga një ide e vogël, një skicim i thjeshtë në një copë letër dhe në fund arrin të fitosh një çmim të rëndësishëm për kompaninë por edhe për mua personalisht,” tha Drejtori ekzekutiv i Burberry, Christopher Bailey.

Ndërsa fotografi Nick Knight u vlerësua me çmimin “Fashion Creator”. Juria që përzgjodhi fituesit e këtij viti në “British Fashion Awards” ishte e përbërë nga 800 figura të rëndësishme të industrisë së modës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat