Madonna dhe Britney Spears kërkohen në Izrael

Mediale Vip

Madonna dhe Britney Spears kërkohen në Izrael

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 00:45

Dy divat e popit duket se jo vetem që nuk veniten ndonjëherë por janë në majë më shumë se kurrë. Ndryshe nga artistët e tjerë ato paguhen me shumë marramendëse dhe këtë herë rekordin e theu Britney Spears, pasi i janë ofruar 2.5 milion dollarë për të performuar një natë në Tel Aviv, Israel. Këtë e tha një producent i cili shtoi se nuk ka shanse që princesha e popit të thotë jo pasi ky çmim është më i larti që është ofruar ndonjëherë për një artist.

Robbie Ëilliams është paguar 1.5 milion dollarë dhe Kanye Ëest 800 mijë dollarë. Kjo ofertë iu bë Britney Spears pasi mendohet se ajo do të tërheqë më shumë se 40.000 njerëz. Përsa i përket Madonnës, turi i saj Rebel Heart ka nisur në datë 9 shtator në Montreal. Turi pararendës MDNA, u nis në Izrael në maj të 2012 dhe pati një sukses kolosal duke mbledhur mbi 305 milion dollarë nga 88 shfaqje. Izraeli është sërish në listë de datat do të jenë në verë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat