Nëntori më madhështor i artistëve

Mediale Vip

Nëntori më madhështor i artistëve

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 14:05

Mbrëmja apo koncerti që mbahet në mendje me rastin e kësaj feste nga Artiola Toska, Gjyste Vulaj, Rovena Stefa, Gold Ag, Lori, Big Mama, Valbona Mema, Mera Zymeri.

Po troket sërish festa më e madhe e të gjithë shqiptarëve, Dita e Flamurit, madje në disa vende dhe qytete shqiptare apo ku jetojnë shqiptarët kanë nisur manifestimet, e sidomos koncertet. Ne kërkuar nga disa nga arrtistët më “in” të dinim se a mbajnë mend ata apo e veçojnë ndonjë nëntor gjatë viteve të kaluara, ku nuk do ta harrojnë kurrë e ata dhanë këtë përgjigje duke e kujtuar madje edhe me shumë emocione sidomos atëherë kur kjo festë shënoi 100 vjetorin e saj.

Artiola Toska: Koncerti më emocionues për mua ka qenë një javë mbas luftës në Kosovë . Koncerti që u mbajt në Prizren që ishte në prag të festës së flamurit, por dhe si festë për Çlirimin e Kosovës. Pastaj për 100-vjetorin e Pavërësisë në Torino të Italisë, një festë e paharrueshme ku kam qenë e veshur me një fustan të kuq me shqiponjë të zezë në gjoks.

Gjyste Vulaj: Prej që kam filluar të këndoj një herë më ka rastisur që mos t’jem në skenë për 28 Nëntor, dhe ajo herë ka qenë shkak shtatzania me Besartin, për çdo festë të flamurit kam kalua tepër bukur dhe s’mund të veçoj, sepse po të veçoj 28 Nëntorin në Çikago ka të veçantat e veta edhe 28 Nëntori në Bruksel që kam qenë e ftuar më shpesh për këtë festë vite me radhë.

Valbona Mema: Per 100 vjetorin e Pavarësisë kam qenë në Neë York ku ka qenë një emocion i papërshkrueshëm që do mbahet mend gjatë.

Rovena Stefa:
Më kujtohet si sot ajo ditë e kuqe e 100 Vjetorit të Pavarësisë, kur bashkë me 1 milionë shqiptarë të tjerë marshonim të bashkuar në sheshin qendror në Vlorë, që s’kuqte nga flamujt kuq e zi. Emocione të mëdha, drithërime që nuk harrohet, çasti kur kënduam himnin të gjithë nën një zë, dashuria për atdheun tonë në një kohë kur shqiptarët të bashkuar tashmë festonin. Jam e lumtur qe isha pjese e asaj dite historike.

Gold Ag: Çdo 28 Nëntor prej se e mbaj në mend e kam kaluar çdo herë me emocion të madh, si atëherë në okupim edhe tash në liri.

Lori: Festa më e bukur që do e mbaj mend ka qenë për 100 Vjetorin e Shqipërisq nq Australi. Në qëndër të Melburnit kam kënduar hymnin para 10000 vetave.

Mera Zymeri: Kam marrë pjesë në shumë vende ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët anembanë botës, por për mua ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë në kujtesë dy koncerte: Ne USA Chicago (Illinois) në vitin 2011 organizuar nga lidhja shqiptaro amerikane bashkatdhetare nga Kërçova dhe në Canada (Toronto) në vitin 2012 për 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga zotëria i nderuar Tonin Ndoja. Kanë mbetë në kujtesën time si koncerte me të vërtetë madhështore dhe shume mirë të organizuara, ashtu siç i ka hije për festë kombëtare me këngë dhe valle të bukura shqiptare.

Big Mama: Nuk më kujtohet mirë por e di që kam qenë në një qytet në Shqipëri duke festuar bashkë me shqiptarët dhe kam kaluar për mrekulli sa që emocionet nuk i harroj sa herë që më kujtohet publiku por qytetin nuk e mbaj mend./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat