Dështimi në dashuri ndikoi në albumin e Ritës (Video)

Mediale Vip

Dështimi në dashuri ndikoi në albumin e Ritës (Video)

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 12:16

Rita Ora kohët e fundit ishte mysafire në emisionin e famshëm në TV të udhëhequr nga Alan Carr, dhe me këtë rast ka sqaruar disa gjëra në lidhje me albumin e saj të shumëpritur.

Ylli i ri ka bërë të ditur se albumi do të dalë në janar të vitit të ardhshëm dhe shpjegoi arsyen për vonesën:

“Më herët kam inqizuar albumin me dikë që më të vërtet e kam dashur shumë dhe kur kjo dështoi, nuk kam dashur ta publikoj atë muzikë, sepse më nuk mund ta gjeja vetën në të. Për këtë arsye, nuk kam dashur të aktroj sepse adhurusit mi nuk e meritojnë këtë gjë”.

Sigurisht, Rita e kishte fjalën për marrëdhënien e saj të dështuar me Calvin Harris.

Shikoni intervistën e plotë në linkun më poshtë:

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat