Ronela Hajati kritikohet nga deputetja shqiptare

Mediale Vip

Ronela Hajati kritikohet nga deputetja shqiptare

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 11:07

Rikthimi i Ronela Hajatit pas një paralajmërimi se mund të shkëputet nga muzika ka qenë jo i suksesshëm për këngëtaren.

Veshjet e figurantëve në xhirimet e videoklipit të ri që u realizuan në rrugët e Tiranës sollën frikë te qytetarët duke i krahasuar me veshjet e luftëtarëve të ISIS-it.

Jo vetëm nga qytetarët e thjeshtë, reagime pati edhe nga njerëzit e famshëm dhe klasa politike.

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Mesila Doda në Top Show ka thënë se këngëtarja Ronela Hajati duhet të kishte marrë leje për skenat e klipit.

“Njerëzit duhet të jenë dhe një çikë të kujdesshëm, të kenë më shumë respekt për qënien tjetër njerëzore”, ka deklaruar Mesila Doda në një intervistë përballë Alban Dudushit.

“Në këto raste, jo vetëm që nuk i kanë respektuar, por kanë tentuar që të mbjellin këtë lloj frikë apo çudie tek njerëzit. Vlen të respektosh qënien njerëzore, por vlen të respektosh dhe momentin historik të cilin po jeton” ka shpjeguar Mesila statusin e saj ne facebook referuar këngëtares Hajati.

Në anën tjetër këngëtarja përmes rrjeteve sociale ka sqaruar se xhirimet ishin vendosur para një muaji dhe nuk kanë lidhje me ngjarjet e fundit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat