Vokalisti i Metallica në versionin Mike Tyson (Video)

Mediale Vip

Vokalisti i Metallica në versionin Mike Tyson (Video)

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 19:30

James Hetfield, vokalisti i grupit legjendar Metallica, ka treguar se nuk ka talent vetëm në muzikë, por edhe në boks.

Këngëtari 52-vjeçar nuk ka reaguar mirë ndaj një shakaje që i ka bërë një shok i tij, i cili, në momentin kur James po futej në studio, i doli përpara duke e trembur. Instinktivisht, James e godet me grusht në fytyrë shokun, para se të vërë dorën në zemër, për të treguar se u tmerrua nga kjo shaka.

Metallica momentalisht po regjistron në studio një album të ri, që do të jetë i pari që nga viti 2008 për këtë grup.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat