Kyliein e udhëzojnë motrat, Tyga përgjërohet për rikthim

Mediale Vip

Kyliein e udhëzojnë motrat, Tyga përgjërohet për rikthim

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 18:05

Kylie Jenner dhe reperi Tyga kanë qenë non-stop në vëmendjen e mediave ditët e fundit, pas bërjes publik të lajmit të ndarjes së tyre. Edhe pse rrethanat e ndarjes nuk u morën vesh kurrë edhe pati spekulime, 18-vjeçarja hodhi poshtë të gjithë zërat duke u shfaqur pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve AMA, krah të dashurit të saj 26-vjeçar.

Burime pranë çiftit kanë pohuar se ata u ndanë realisht edhe pse për një kohë shumë të shkurtër dhe ishte Tyga ai që këmbëngulte për t'u rikthyer bashkë, duke i dërguar buqeta të mëdhame lule dhe fjalë dashurie.

Po i njëjti burim ka pohuar se ishte Kylie ajo që e kërkoi ndarjen. "Kylie nuk ka dashur t'i japë fund lidhjes me reperin, por po merrte këshilla nga motrat e saj më të mëdha (Kim dhe Khloe)", ka raportuar E! Online.

Kylie mendoi se plani mund të funksiononte dhe se ai do t'i përgjërohej për t'u kthyer bashkë, dhe ashtu ndodhi. Kim dhe Khloe i thonin vazhdimisht se ajo duhet të fitonte respektin e tij dhe se ai duhet ta dojë atë më shumë nga ç'mund ta dojë ajo. Dhe plani funksionoi për mrekulli!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat