One Direction triumfatorë në “American Music Awards”

Mediale Vip

One Direction triumfatorë në “American Music Awards”

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 20:59

Grupi britanik “One Direction” u shpallën grupi më i vlerësuar në “American Music Awards”, një mbrëmje emocionuese, ku një vend të veçantë zuri edhe homazhi kushtuar viktimave të sulmeve në Paris.
“One Direction” morën për të dytin vit më radhë çmimin “Artisti i vitit”, si edhe “Albumi më i mirë pop/rok”, për të tretin vit radhazi me “Made In The A.M.”
“Është gati e pabesueshme që u vlerësuam me këtë çmim për të dytin vit. Ky vlerësim është si një testament, që tregon se sa të pabesueshëm janë fansat tanë,” tha Louis Tomlinson, një nga pjesëtarët e grupit.

Ndërsa këngëtarja e muzikës country Taylor Swift, e cila ishte e nominuar në 6 kategori, arrit të rrëmbejë tre çmime, por ajo nuk ishte e pranishme në shfaqje.
Nicki Minaj u vlerësua me dy çmime në kategorite rap dhe hip hop, The Weeknd fitoi dy çmime në kategoritë soul/R&B, Florida Georgia Line u vlerësua me dy çmime “Country Music Awards” ndërsa artisti Sam Hunt u vlerësua me çmimin “Artisti ri ri më i mirë” në muzikën country.

Diva Jennifer Lopez, njëkohësisht edhe prezantuese e shfaqjes përcolli një perfomancë të paharrueshme: “Sot është nata e muzikës, dhe këtë vit muzika më ka bërë që të kërcej”, tha ajo.
Selena Gomez performoi një nga hitet e saj më të njohura “Same Old Love,” ndërsa ylli i muzikës country Carrie Underwood interpretoi baladën romantike “Heartbeat”.

Skena u ndez kur u shfaq The Weeknd i cili interpretoi “The Hills,” ndërsa Coldplay performuan me “Adventure of a Lifetime,”.
Fituesit e “American Music Awards” përzgjidhen nga vota dhe mbështetja e fansave, të cilët votojnë për këngët më të pëlqyera, përgjatë një viti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat