Arion Muça kërkon suksesin te gatimi (Foto)

Mediale Vip

Arion Muça kërkon suksesin te gatimi (Foto)

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 20:36

I ka provuar të gjitha formatet televizive nga quiz show te prezantimet e spektaklit të së dielës . Tani Arion Muça, kërkon ta provojë suksesin në një terren të ri; një format televiziv për gatimin.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë moderatori në instagramin e tij, ku njofton të gjithë fansat se së shpejti do ta shohin në një format televiziv në lidhje me gatimin në Tring. Arion Muça, pas eksperincës që e bëri të famshëm si moderator te “E diela Shqiptare”, kaloi në Agon Channel ku prezantoi “Dici 33”, një quiz show i cili u transmetua te Agon Italia.

Për fat të keq nuk e pati jetën e gjatë as aty. Urojmë që kësaj here, Arioni të gjeje veten në këtë emission e të identifikohet me të.

Faleminderit #tring #cottoemangiato #me #shefin #alex, #seshpejti ne tring...

A photo posted by Arjon Muca (@arjonmuca) on


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat