Sigurohet video: Charlie Sheen duke i bërë seks oral një mashkulli

Mediale Vip

Sigurohet video: Charlie Sheen duke i bërë seks oral një mashkulli

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 20:02

Sipas Daily Mail, një video ka nisur të qarkullojë, ku shfaqet aktori i njohur Charlie Sheen duke tymosur krak-kokainë dhe duke i bërë seks oral një burri.

Video është bërë pikërisht në vitin kur aktori u diagnostikua me HIV.

Aktori 50-vjeçar pushtoi kryelajmet para një jave, kur konfirmoi se është prekur nga virusi.

Por ndërsa Sheen thotë se është e pamundur që të ketë transmetuar virusin, shumë partnere seksuale të tij thonë se kanë bërë seks të pambrojtur dhe ai nuk u ka treguar për sëmundjen.

Si për ta bërë akoma më shokuese historinë, tani raportohet se aktori është filmuar duke i bërë seks oral një mashkulli në një hotel në Las Vegas.

Radar Online ka siguruar videon, por nuk e ka publikuar.

Ka raportime se personi në video ka kërkuar 20 milionë dollarë nga aktori, me pretendimin se ka marrë herpesin nga aktori.

Sheen thotë se i është bërë shantazh dhe ka shpenzuar miliona për të mbajtur fshehur sëmundjen, me të cilën është diagnostikuar katër vjet më parë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat