Adele merr pjesë në garën e imituesve të saj (Video)

Mediale Vip

Adele merr pjesë në garën e imituesve të saj (Video)

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 17:49

Duhej të ishte një audicion me imitueset e këngëtares së njohur Adele por rezultoi surpriza më e bukur për to, pasi vetë këngëtarja e famshme britanike vendosi të marrë pjesë.
Në një audicion të improvizuar për të gjetur imituesen më të mirë të këngëtares Adele, ajo vetë mori pjesë maskuar për t’iu bashkuar atyre.

Adele ka ndryshuar disa tipare të fytyrës së saj dhe është prezantuar si dadoja Jenny derisa kanë pritur në prapaskenë për të pritur radhën për të performuar. Dhe sigurisht pasi kënga filloi askush nuk mund të dyshonte më për zërin e saj.

Më 20 nëntor u publikua edhe albumi i shumëpritur i këngëtares që mban titullin “25” ndërsa albumi i saj 21 u shpall albumi më i mirë i të gjitha kohërave.
Kënga Hello gjithashtu ka thyer një sërë rekordesh, duke u klasifikuar në kategorinë Gold nga revista muzikore Billboard.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat