Yjet beqarë

Mediale Vip

Yjet beqarë

Më: 17 shkurt 2010 Në ora: 15:49

Histori dashurie që janë ndezur dhe shuar. Kanë nisur me zhurmë dhe kanë përfunduar po ashtu. Janë personazhe të njohur që kanë braktisur, por edhe janë braktisur nga të dashurit e tyre. Dita e Shën Valentinit në vetmi do t’i kthejë disi në kujtime, ndërsa nuk do shkëmbejnë dhuarata, apo do të bëjnë surpriza. Zbulojmë personazhet e njohur që 14 Shkurti i gjen “single”: Aida Shtino, Mariza Ikonomi, Anjeza Branka, Genta Ismajli, Soni Malaj, Vesa Luma, Zana Krasniqi, , Kastro Zizo, Getoar Selimi, Oni Pustina:

Aida Shtino vetëm, pas 20 vite martesë me Albanon

Prezantuesja e programit “Njerëz të humbur” tashmë është vetëm, pasi vendosi t’i japë fund lidhjes 20-vjeçare me Albanon, babain e djalit të saj. Gazetarja dhe prezantuesja e njohur e emisionit “Njerëz të humbur” në “Tv Klan”, kishte filluar që kur ishte studente njohjen që e çoi në martesë me Albanon, me profesion fotograf. Shtino ka gati tre muaj që ka depozituar padinë në Gjykatën e Tiranës, por i ka dhënë fund parimisht martesës së saj disavjeçare. Ajo tashmë jeton vetëm me djalin e saj Brendon. Edhe pse ajo nuk ka dashur të saktësojë arsyet e divorcit, thuhet se kanë pasur kontradikta vërtet të mëdha, edhe pse bëhej fjalë për një ndjenjë të fortë, që lindi kur ishte shumë e re.

Këngëtarja Vesa Luma nuk e dashuron më Genc Dobroshin

Këngëtarja Vesa Luma dhe i dashuri i saj Genc Dobroshi, vëllai i aktores Arta Dobroshi, këtë 14 shkurt nuk do të jenë bashkë. Çifti që ekspozoheshin shumë në media kanë bërë një ndarje fare në heshtje, pasi kështu kishte dëshiruar vetë këngëtarja. Që nga momenti i ndarjes, Vesa nuk ka dashur të japë asnjë koment për jetën private dhe arsyet e ndarjes. Ajo i ka cilësuar deklarimet e saj në media si një keqpërdorim të sinqeritetit të saj. Edhe pse mediat i dhanë shumë rëndësi kësaj ndarjeje, duke e bërë temë diskutimi, për Vesën nuk ka qenë më ndonjë problem. Ajo i dha fund historisë që kishte lindur në punën e saj si gazetare, ndërsa vazhdon të jetë imazh i një pakete televizive.

Modelja Zana Krasniqi një 14 shkurt pa Lorikun

Një lidhje e imagjinuar për qëllime marketingu, kështu u komentua nga forumistët dashuria e modeles Zana Krasniqi me futbollistin Lorik Cana. Një histori dashurie që zgjoi interesin dhe zilinë e të gjithëve, dhe që mbushi faqet rozë të gazetave. Për fat të keq zgjati shumë pak, ndërsa komentet vazhdojnë. Disa thonë që lidhja e tyre më së shumti është shfrytëzuar nga fotografi Fadil Berisha, i cili kishte bashkuar “Miss Univers Kosova” me futbollistin e famshëm. Derisa Cana vazhdon aventurën me bukuroshe të huaja, Zana ende nuk ka bërë publike ndonjë lidhje.

Genta Ismajli vetëm, pas tradhtisë së Milotit

Genta Ismajli ka menduar ta kalojë ndarjen me spektakël. Ky “Shën Valentin” për herë të parë do e gjejë në pistën e vallëzimit, ndërsa ajo po përgatitet për sfidën “Vallzim me yjet”, që nis transmetimin më 18 shkurt në “Vizion Plus”. Ndarja e këngëtares me Milot Binakun, shkaktoi shumë zhurmë në media, pasi ishin një çift i shumëpërfolur. Genta Ismajli dhe Milot Binaku i dhanë fund bashkëjetesës pas disa vite jetese në një apartament. Ndarja e tyre thuhej se është bërë shkak i tradhtisë që Miloti i kishte bërë Gentës. Deri më tani, asnjëri nuk është prononcuar për median, në lidhje me ndarjen.

Anjeza Branka e la Nardin, tani e lirë

Gjashtë muaj e mbajti të fshehtë ndarjen nga babai i djalit të saj. Këngëtarja Anjeza Branka e pranoi publikisht se i kishte dhënë fund me mirëkuptim bashkëjetesës trevjeçare me Nardin, verën e kaluar. Kanë kaluar shumë muaj, por deri tani Anjeza nuk ka bërë publike ndonjë lidhje të re. Në këtë ndarje nuk bëhej fjalë për ndonjë çështje tradhtie apo xhelozie në mes. Këngëtarja pohoi se nuk ndiente më për të, ndaj për të do të kishte qenë e kotë të vazhdonte më. Kështu historia mori fund dhe ky është “Shën Valentini” i parë që Anjeza do e kalojë pa Nardin, me të cilin kaloi tre vite bashkëjetesë. Por nuk është krejtësisht e lirë, pasi nga kjo bashkëjetesë ajo ka dhe një djalë të vogël.

Oni Pustina një 14 shkurt në Tiranë pa Anbetën

Për modelin e njohur Oni Pustina ky 14 shkurt mbase do të mbahet mend, kur bëhet fjalë për një histori dashurie shumë të gjatë dhe të konsoliduar me balerinën Anbeta Toromani. Ka marrë fund dhe historie dashurie, që dukej nga ato më të fortat. Ndërkohë pas ndarjes nga balerina Anbeta Toromani ai ka vendosur të lërë për pak kohë dhe Italinë. Pustina, i cili për pak feston 40-vjetorin e lindjes nuk ka pranuar të flasë deri tani për detajet e ndarjes nga balerina e njohur, me të cilën bashkëjetonte për katër vitesh. Por natyrisht që po e kalon këtë ngjarje jo shumë lehtë. Vendimin për t’u ndarë nga Anbeta ai e kishte marrë direkt, pasi në një nga revistat italiane u publikuan disa foto paparaci, të Anbetës me një balerin italian. Tashmë Onit i mbetet të gjejë një të dashur të re.

Kastro Zizo mbete vetëm

Të njëjtin fat ka pësuar edhe këngëtari Klevis Bega (Kastro Zizo). Kështu Kastro është përballur me një padi nga bashkëshortja e tij Jola për divorc, Gjithsesi nuk janë të vetmit. Në listën e të beqarëve për ditën e të dashuruarve janë shumë artistë, të cilat pasi i kanë hedhur pas lidhjet e tyre të fundit, nuk kanë bërë publike ndonjë njohje të re.

Largësia ndan Getin nga Hana

Këto ditë po flitet për ndarje të ndryshme mes personazheve të spektaklit. Mes emrave që i ka dhënë fund lidhjes së tij disavjeçare është edhe këngëtari rep Getoar Selimi. Por arsyet e ndarjes deri më tani askush nuk mund t’i bëjë të ditura. Ndërkohë që Hana po vazhdon studimet në Kroaci, vend ku punon familja e saj, edhe Geti në anën tjetër po vazhdon aktivitetet e tij nëpër koncerte dhe evenimente të ndryshme. Geti me grupin e tij po përgatisin edhe albumin e ri. Si arsye e ndarjes së tyre mund të jetë largësia mes njëri- tjetrit dhe anagazhimet e shumta, duke mos u dhënë mundësi takimi sa më shpesh. E kontaktuar nga “Panorama plus”, Hana Shehu nuk jep më shumë detaje mbi ndarjen por vetëm komentoi kështu: “Fjalët që po fliten se jemi ndarë janë të vërteta, por detajet le të mbesin mes ne të dyve….”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat