Shkurte Fejza tradhtohet nga Shyhretja, Remzija dhe Motrat Mustafa

Mediale Vip

Shkurte Fejza tradhtohet nga Shyhretja, Remzija dhe Motrat Mustafa

Më: 6 nëntor 2015 Në ora: 17:28

Bilbilat e Mushtisht’ në të cilin bëjnë pjesë, Shyhrete Behluli, Motrat Mustafa dhe Remzie Osmani po e sjellin një projekt të ri.

Por, në këtë mes, pjesë e tyre nuk është Shkurte Fejza, e cila gjithashtu është nga Mushtishti dhe që njihet për duetet me to.

Pas lajmit se kjo katërshe po sjell duet të ri, ngrihet si pikëpyetje fakti pse Shkurta s’është e ftuar në këtë projekt.

Tribuna ka kontaktuar me burrin e Shkurtës, i cili ka thënë se nuk kanë pas ndonjë propozim që edhe Shkurta me qenë pjesë e këngës.

“Realisht, Shkurta nuk ka marrë ndonjë propozim që të jetë pjesë e kësaj kënge dhe e vërteta është se nuk kemi pas njohuri për këtë projekt, veç kur e kemi pa në portale. Sidoqoftë, ne jemi në përgatitje të projekteve të reja” ka thënë ai.

I pyetur se a mendon që ky mosbashkëpunim mund të ndikojë në marrëdhëniet e tyre, përgjigja e tij ishte ‘S’ma merr mendja’.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat