Ekskluzive doli në shitje numri më i ri i Revistës Kosovarja

Mediale Vip

Ekskluzive doli në shitje numri më i ri i Revistës Kosovarja

Më: 16 tetor 2015 Në ora: 16:56

Ekskluziviteti i këtij numri të ri të revistës “Kosovarja”, që doli në shitje është intervista më deputeten e Kosovës Duda Balje, poashtu tema, rrëfime e shumë të tjera. Kopertina dhe disa faqe te mbrenshme iu kushtuan deputetes së Kosovës Duda Balje, e cila vjen me një rrëfim për herë të parë për jetën e saj në politikë e poashtu atë familjare. Të pathënat e kësaj interviste mund ti lexoni vetme tek “Kosovarja”.

Intervistë me deputeten Duda Balje
Xhelozia më motivon, të shpërthej pa veshje

Është njëra ndër deputetet më të përfolura në Kuvendin e Kosovës por jo gjithmonë flitet për punën e saj, por edhe për pamjen e saj. Është kjo Duda Balje, të cilën e karakterizon fiziku i saj. Balje përfaqëson komunitetin boshnjak në Kuvendin e Kosovës dhe është nënë e tre fëmijëve.

Kush nga deputetet vishet më bukur?
Kush është “hirushja” e Kuvendit

Ato janë të përzgjedhurat e popullit dhe kanë një rol shumë të rëndësishëm në qeverisjen e vendit. Aq sa kanë rol në qeverisje po ashtu edhe përzgjedhjen e veshjeve të tyre. Derisa gëzojnë pozita të mira në qeverisjen e Kosovës, janë ato që përfaqësojnë edhe veshjen e femrave shqiptare. E duke ia ditur mirë rëndësinë kësaj pune, deputetet e Kosovës i kushtojnë një rëndësi të veçantë veshjeve.

Cilat janë “beqareshat” e Kuvendit të Kosovës?
Me mijëra njerëz i pëlqejnë, për atë ua kanë dhënë edhe votën, por asnjëri prej këtyre votuesve nuk doli t’u propozojë martesën disa deputeteve të Kuvendit të Kosovës.
Mbase kanë frikë nga autoriteti që kanë krijuar, prandaj deputetet rrallë përballen me ndonjë propozim serioz për martesë dhe si rrjedhojë disa prej tyre, mbeten ende beqare përkundër moshës.

Intervistë familjare me deputeten e LDK-së, Njomza Eminin
Çdo sukses ua dedikoj prindërve

Unë jam shumë e lidhur me familjen e ngushtë por edhe rrethin e gjerë dhe ndihem shumë e respektuar kur më ftojnë në ahengjet e tyre.

Ja si e tradhtova vëllain, flija me gruan e tij
Kam gjithë këto vite që e vuaj këtë histori. Sa herë që shoh mbesën (që në të vërtetë është ime bijë) në sy, dridhem. Nuk e di ku e gjej forcën që nuk shkoj ta shtrëngoj fort, ta përqafoj dhe t’i them se unë jam i ati. Por e di që kjo do të shkaktonte shumë vuajtje, shumë dhimbje. Përveç kësaj, kam frikë se ajo pastaj do të më urrejë. Edhe pse më thërret xhaxha, jemi shumë të lidhur bashkë, më admiron, prandaj po të marrë vesh të vërtetën do t’i shembet i gjithë imazhi që ka për mua. Dhe unë këtë nuk do ta doja kurrë!

Ju përgjigjet magjistarja
Mërzitem se kështu nuk jetohet më!

Pyetje: Jam një djalë 29 vjeç dhe jetoj në Europë. Emri im është B.SH. jam i lindur me dt.29.08-1983 jam martuar qe tre muaj. E kam marrë shoqen në banesë dhe prej që jam martuar nuk kam ndjenja për shoqen time. Sa herë që hyj në banesë, kam shumë frikë prej saj. Më duket sikur do më mbys, edhe pse shoqen e kam shumë të pashme dhe të hijshme. E kam marrë me dashuri dhe më parë me fejesë. Kemi pas dhe marrëdhënie intime por, pas martesës nuk kam ndjenja, kur jam në banesë. Por, kur dal e jam në punë kam shumë ndjenja për shoqen, s’po di çka është ka ndodh me mua. Jam shku në disa njerëz këtu ku jetoj, dhe më kanë thënë që kam të bome, kam sehire, por unë si besoj këto punë, dhe s’di ku të gjej shërim. A thua kam magji apo e kam prej vetes, çka më këshillon që të veproj, a thua kam me pas marrëdhënie me shoqen apo jo. Më së shumti mërzitem se kështu nuk jetohet më, nëse s’kam shërim më mirë me humb krejt prej kësaj toke. Jam dhe në një depresion shumë të rënd. Ju lutem më jepni përgjigje sa më shpejt. Jam në pritje urgjente, pasi jeta ime varet nga përgjigjja juaj e nderuar.

“Në buzë të greminës”
Përgjigje: Djali nënës me këto që shikoj nëna më del që ju kanë ba magji shumë, dhe këto magji ua kanë shti në banesë. Aty ku jetoni, magjitë të janë ba prej djalit të axhës tënd, pasi ai më parë ka pas dëshirë me u fejuar me shoqen tënde, por s’ka mujt, pasi familja si ka dhënë asnjë përgjigje, edhe pse ai ka shti disa herë mësitë për këtë/ Djali i axhës tënd ka shkuar tek një femër turke dhe ajo i ka ba magji për ty, që ti mos me pas marrëdhënie me shoqen tënde.

A mund të bëhuni të nxehtë në shtrat?!
Çdo herë e më shumë paraqiten faktë shkencore që tregojnë se bërja e mardhënjëve të rregullta seksuale është përveq një knaqësi shpirtrore, edhe me shumë është mjaft e mirë për shëndetin tuaj, më mirë 60min marrëdhënie seksuale se sa fitness, pastaj ndihmon në largimin e stresit tuaj ditore, si dhe një varg përfitimesh tjera që sjellin marrëdhënie seksuale për meshkujt dhe femrat.

Sekretet e makiazhit të dukeni më e re
Çka nëse kozmetika që ju e përdorni çdo mëngjes është në të vërtetë duke plakur fytyrën tuaj.
Nëse dëshironi që fytyra juaj të rinohet sa herë përdorni kozmetikë, ju duhet të ndiqni disa hapa.

Receta të ndryshme
Ëmbëlsirë e shpejt dhe e lehtë

Fillimisht tundim me mikser vezët dhe sheqerin rreth 10 minuta. Pastaj duke i përzier vazhdimisht shtojmë vajin, qumështin, kakaon, miellin me pluhurin për fryerje dhe vanil sheqerin.

Për më shumë ju urojmë lexim të këndshëm në numrin më të ri të Kosovares.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat