Jeta e Anjezës pas martesës (Foto)

Mediale Vip

Jeta e Anjezës pas martesës (Foto)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 23:57

Këngëtarja e mirënjohur, Anjeza Shahini, në një prononcim ekskluziv për “Javanews” shprehet se për momentin ende nuk ka një projekt të ri muzikor pasi në këto momente i është përkushtuar tërësisht jetës së saj personale të kurorëzuar së fundmi me martesë.

Ajo shprehet se me dashje momentalisht ka qëndruar larg prozhektorëve të skenave.“Është bërë tashmë një vit që nga dalja ime e fundit në skenë. Me dashje, kam ndejtur larg prozhektorëve.I kam dhënë kohë jetës time personale dhe së fundmi martesës time. Ende nuk kam asnjë projekt te ri artistik”, është shprehur Anjeza.

Sipas saj, të bësh muzikë në Shqipëri, do të thotë të investosh kohë. Por ajo nënvizon se ka bërë një zgjedhje tjetër, që për momentin kohën ta investoj për jetën e saj të re martesore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat