Ibrahim Tatlises merr një lajm të hidhur (Foto)

Mediale Vip

Ibrahim Tatlises merr një lajm të hidhur (Foto)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 11:16

Legjenda e muzikës turke ka marrë një lajm të hidhur.

Ibrahim Tatlises ka konfirmuar se ka vdekur miku dhe njëkohësisht aktori i madh turk, Levent Kirca.

Ai përmes një postimi të një fotografie në llogarinë personale në Instagram aktorin e ndjerë 67-vjeçar.

“Pas shumë dhimbjeve, na u shtua edhe humbja e Levent Kircas. Ua lehtësoftë Zoti dhimbjen familjes”, ka shkruar ndër të tjerash Ibo përbri fotografisë së publikuar në Instagram teksa shihet përkrah aktorit.

Kirca ka marrë pjesë në shumë projekte filmike dhe seriale, ndërsa në muajin prill të këtij viti ka kthyer mbrapsht titullin e nderit “Aktori i Popullit”, i cili i ishte dhënë në vitin 1998.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat