Beckham detyron të shtojë në peshë Victorian

Mediale Vip

Beckham detyron të shtojë në peshë Victorian

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 08:35

Victoria Beckham, e fiksuar pas linjave të saj trupore, duket se ka ndërmend të bëjë ndryshime drastike.

Sipas një burimi për revistën OK!, ish anëtarja Posh e Spice Girls, ka vendosur të heqë dorë nga masa e saj zero.

Victoria, e cila njihet për kilet e saj të pakta, i ka venë qëllim vetes të shtojë në peshë, për hir të bashkëshortit, David.

Po i njëjti burim ka zbuluar se zonja Beckham dëshiron të duket më seksi dhe që tani ka shtuar disa kilogramë falë ndryshimeve në regjim.

Së shpejti çifti do të udhëtojë në një vend tropikal dhe aty Victoria do ketë mundësi të habisë David me format e saj të reja në bikini!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat